Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me opozitën.
Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se ‘opozita mund të japë sugjerime vetëm si të vidhet dhoma e dëshmive në polici apo si të zhduken 2 milionë euro nga thesari i shtetit’
Ai tutje thotë se të njëjtit këto ‘ekspertiza’ kanë ofruar ndër vite dhe për këtë arsye s’ka kthim prapa, raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Opozita mund të japë sugjerime vetëm si të vidhet dhoma e dëshmive në polici apo si të zhduken 2 milionë euro nga thesari i shtetit. Këto janë “ekspertizat” që ata kanë ofruar ndër vite, dhe pikërisht për këtë arsye, s’ka kthim mbrapa.