Sporti

Urim i veçantë nga Partizani, lojtarët e “kuq” ia thonë këngës në Ditën e Pavarësisë

11/28/2024 12:23
nga:Lorik J

Sot është një ditë feste. 28 nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ku vendi ynë feston 112 vjetorin e Pavarësisë. Një ditë historike dhe ku festohet gjithandej.

Urimet për këtë ditë nuk mungojnë dhe urim i veçantë vjen nga skuadra e Partizanit. Kryeqytetasit nëpërmjet nje video mjaft spektakolare dhe të bukur kanë uruar të gjithë shqiptarët për festat e nëntorit.

Të gjithë lojtarët ia kanë marrë këngës, ndërsa këndojnë së bashku “Shqipëri o nëna ime” të këngëtarit Shkumbin Ismaili. Kujtojmë se Partizani do të luajë ditën e dielë ndaj Tiranës në orën 19:00 në “Air Albania”. Duel i vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.