Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga u lëndua dhe u zëvendësua në pjesën e dytë të humbjes 2-0 të skuadrës së tij ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi francez pësoi një tërheqje teksa ndiqte topin dhe u rrëzua në tokë duke mbajtur pjesën e pasme të këmbës së majtë.
Camavinga iu nënshtrua testeve mjekësore të enjten, të cilat zbuluan se mesfushori ka do mungojë 2-3 javë.
Francezi me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Getafes (1 dhjetor), Athletic Bilbao (4 dhjetor) dhe Girona (7 dhjetor) në La Liga, si dhe atë kundër Atalantës më 10 dhjetor në Champions League.
Camavinga pritet të rikthehet në aksion kur Real Madrid të udhëtojë te Rayo Vallecano në një ndeshje të xhiros së 17-të të La Ligës, nëse nuk ka komplikime me rikuperimin e tij.
/GazetaBlic Sport


