Lajme

Kryeministrat shqiptarë takojnë nipin e Ismail Qemalit në Vlorë

11/28/2024 11:39
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Sikurse shihet edhe në foto, Rama së bashku me Kurtin, kanë takuar nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.

Ceremonia për nder të festës së 28 Nëntorit po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë./Noal.al