Lajme

Arrestohet një i dyshuar në Zveçan, kanosi motrën pse punonte në institucionet e Kosovës

11/28/2024 09:05
nga:G B

Një person është arrestuar të mërkurën në Zveçan nën dyshimet se i njëjti ka kanosur verbalisht motrën e tij.

Sipas policisë, i njëjti e ka akuzuar motrën se punonte në institucionet e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.