Ruud van Nistelrooy duket se do të jetë trajneri i ri i Leicesterit, duke pasuar Steve Cooper.
Sipas Fabrizio Romano, ish sulmuesi legjendar ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Leicesterit për kushtet e kontratës së tij.
“Nistelrooy do të nënshkruajë për Leicesterin dhe do të zëvendësojë Steve Cooper, është e kryer”, ka shkruar Romano.
Van Nistelrooy u largua nga Manchester United vetëm disa ditë më parë pasi fillimisht ishte në ekipin e Erik ten Hag dhe më pas mori drejtimin e Djajve të Kuq në mënyrë të përkohshme përpara se Ruben Amorim t’i merrte gjërat në duart e tij në Old Trafford.
/GazetaBlic Sport


