Lajme

Aksident me fatalitet në Klinë, vdes një këmbësore pasi u godit nga vetura

11/28/2024 08:58
nga:Sh R

Një këmbësore ka vdekur dje në Klinë, pasi ishte goditur nga një veturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Klinë / 27.11.2024 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal Pejë ka ndërruar jetë, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë