Arrestohet një person në Prishtinë, nën dyshimin se në vazhdimësi e ka ngacmuar një grua në rrjetet sociale, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është në mbajtje.
“Prishtinë / 27.11.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


