Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin e zyrtarëve qeveritarë për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë dhe laboratorëve për dizajnimin e dronëve.
Ai në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi nga ura e Badovcit punë e cila ka nisur tash e shumë kohë nga Ministria e Mjedisit , Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe nuk është finalizuar ende.
“Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municioneve – Badofc 2024”, shkroi Rukiqi.


