Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë Turneut të Ndryshimit në Suharekë, theksoi se qyteti ka dhënë mesazhin më të fuqishëm për ndryshimin që po troket në dyert e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Abdixhiku falënderoi qytetarët për besimin dhe angazhimin e tyre, duke e cilësuar Suharekën si simbol të shpresës dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë. Ai theksoi se ndryshimi po bëhet realitet dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës është forca kryesore që do të udhëheqë këtë proces.
Abdixhiku prezantoi kandidatët e LDK-së për deputet, përfshirë Ardian Shalën, Urim Sukën, Shemsije Bytyçin dhe Shaqir Kryeziun, duke ftuar qytetarët që më 9 shkurt të bëhen pjesë e këtij ndryshimi dhe të mbështesin kandidaturën e LDK-së për një Kosovë më të fuqishme dhe demokratike.


