Sporti

Zyrtare: Dumfries rinovon me Interin deri në vitin 2028

11/27/2024 19:30
nga:Lorik J

Denzel Dumfries ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re me Interin që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2028, ka njoftuar klubi.

Ka pasur një interes të shtuar për lojtarin nga Premierliga angleze.

Reprezentuesi holandez ka qenë në bisedime me Nerazzurrët për disa muaj pasi kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2025.

Sipas Calciomercato, Dumfries paguhej rreth 2.5 milionë euro në sezon dhe tani do të marrë një milion e gjysmë më shumë.

/GazetaBlic Sport