Lajme

Hamza takohet me Begajn: Nëntori, muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare!

11/27/2024 18:11
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ndarë një mesazh të ngrohtë pas një takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku theksoi rëndësinë e muajit nëntor për shqiptarët, kudo që ata ndodhen, raporton GazetaBlic.

Hamza e përshkroi mikpritjen e presidentit Begaj si një bisedë të përzemërt dhe të ngrohtë për popullin dhe kombin shqiptar.

Sipas Hamzës, nëntori është një muaj simbolik për shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin dhe Luginën e Preshevës, pasi është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Ky muaj është një kujtim i rëndësishëm i bashkimit dhe forcës së kombit shqiptar, që gjithmonë ka ecur përpara me besim dhe shpresë.

“Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!” – ka përfunduar Hamza, duke theksuar se angazhimi dhe uniteti i shqiptarëve janë thelbësorë për të ardhmen e kombit.