Lajme

Ish-komandanti, Shukri Buja, flet nën emocione për periudhën e luftës dhe njësitin e ‘Vajzave’

11/28/2024 20:00
nga:Y I

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, na flet nën emocione edhe për periudhën e luftës.

Buja në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” thotë se se nëse arrin të përshkruhet siç duhet pjesa e luftës nga ekspertët e fushës, do të jetë diçka madhështore.

Ai ndan detaje edhe mbi luftën e njësitit të “Vajzave” .

“Shpesh me njerëzit që po merren me përshkrimin e ngjarjeve, njerëz që po mundohen t’a studiojnë atë periudhë sidomos Instituti I Historisë dhe me njerëz që I njoh nga profesorët e histories, shpesh e potencoj se ne po qe se arrijmë t’a përshkruajmë siç ka ndodhur do të jetë madhështia. Sepse ka ngjarja të cilat ne kur I përshkruajmë në bisedat tona të përditshme janë tepër madhështore siç ndodhë me luftën e njësitit të “Vajzave” të cilat kanë qenë në vijën e pare të frontit kur unë kam rrezikuar të gjithë Komandën e zones, ato e kanë mbajtë vijën e Frontit.Apo puna e mjekëve të cilët kanë intervenuar në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe shpëtimi i jetëve në Spitalin ushtarak. Po ashtu kemi patur edhe lindje në Spitalin Ushtarak, janë shumë momente të cilat në rast se dime edhe mundemi me i përshkru e tregojnë gjithë madhështinë e luftës tone çlirimtare” deklaroi Buja në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/