Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Kosova po forcohet, pas vendimit të Qeverisë për me fabrikë për prodhimin e municionit dhe një laborator të avancuar për dizajnimin e fluturakeve pa pilot, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se shpreson që këtë vendim opozita të mos e dërgojë në Kushtetuese.
Postimi i tij i plotë:
Republika e Kosovës po forcohet!
Në Ditën e Forcës, Kosova do të bëhet me fabrikë për prodhimin e municionit dhe një laborator të avancuar për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për një ushtri moderne dhe teknologjikisht të avancuar, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë.
Opozita po shpresoj që këtë vendim nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese.
S’ka kthim mbrapa!
Urime Ushtrisë së Kosovës!