Një shtetase e huaj ka raportu në polici se burri i saj, poashtu shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psiqike, kanosja ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.
Policia ka bërë të ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa burri gjendet në kërkim policor.
“Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psikike- kanosje ndaj saj dhe fëmijëve të tyre”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.