Lajme

Buja: Duhet të argumentojmë se lufta jonë ka qenë çlirimtare që ish-krerët e UÇK-së të vijnë tek familjet e tyre

11/27/2024 23:03
nga:Y I

Pas 5-vitesh betejë me drejtësinë, ish-luftëtari I UÇK-së, njëherësh ish-komandant në Zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, u lirua nga të gjitha akuzat dhe Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj tij.

Buja në një intervistë ekzuluzive dhënë për “Gazeta Blic” në vendlindjen e tij në Lipjan na flet për përballjen me këtë Gjykatë dhe në fund fitoren.

Ai tha se kanë përfunduar të gjitha hetimet ndaj tij dhe se më nuk mund të ngritet asnjë aktakuzë për periudhën e luftës.
“Realisht prej fillimit të Gjykatës Special është përfolur shumë edhe emri rreth mundësisë për t’u akuzuar, burgosur etj.Ka pesë vite që jam ftuar nga dhomat e specializuara konkretisht nga Prokurori i Specializuar dhe nga viti 2019 jam përball me avokatët e mij për çështjen e hetimeve duke kërkuar që të tregohet se për çfarë po hetohem, a do të vazhdohet me akuza apo jo, dhe u bën pesë vite që jam përballur me këtë betejë dhe beteja më e ashpër ka qenë prej vitit të kaluar kur jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit, që nga tetori I vitit 2023. Kjo ka vazhduar deri në shkuarjen time në formë të detyruar apo me ftesë të detyruar në Hagë dhe atje pastaj jam përballuar permes avokatëve dhe është arritur që Prokuroria Speciale ta lëshojë vendimin me shkrim që kanë përfunduar hetimet dhe nuk do të ngritet asnjë aktakuzë për periudhën e luftës, ku janë kompetentë ‘Dhomat e Specializuara’

Buja është komandanti i pare i liruar nga të gjitha akuzat nga Gjykata Speciale ndërkohë që betejëm me drejtësinë po e vazhdojnë ish-kreretët e tjerë të UÇK-së dhe ish-drejtuesit e shtetit.

Ai thekson se ngritja e akuzave nga ish-senatori Dick Marty kanë qenë të pabaza.

I njëjti potencon se ne duhet të argumentojmë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare.

“Realisht vetë formimi i Gjykatës Speciale është padrejtësi ndaj Kosovës sepse ne kemi bërë luftë çlirimtare dhe lufta çlirimtare ka pasu me përkrahjen e aleatëve tanë, të NATO-s dhe shteteve të tjera të tjera pro-Koosvës. E kemi çliruar bashkë Kosovën. Pastaj ngritja e një akuza mbi bazë të disa pretendimeve nga ish-senatori zviceran kanë qenë të pabaza madje fillimisht është marrë shumë lehtë duke menduar që do të jetë shumë e lehtë të kalohet ajo akuzë. Menjëherë pas ngritjes së akt-akuzës ndaj krerëve të UÇK-së është parë se ajo akuzë për trafikim të organeve është e pabazë. Që në fillim, preambula e pare e arsyetimit të formimit të ‘Dhomave të Specializuara’, preambula e pare e ligjit ka rënë poshtë. Por po vazhdon procesi, meqë e kemi krijuar vetë meqë deputetët tanë të nderuar e kanë votuar këtë Gjykatë ne duhet të argumentojmë se lufta jonë çlirimtare ka qenë çlirimtare dhe nuk ka patur të bëjë asgjë me luftë ideologjike, mes-veti apo vëlla-vrasje po ka qenë luftë çlirimatre kundër një pushtuesi. Ne duhet t’a argumentojmë këtë çështje në mënyrë që krerët e UÇK-së të vijnë tek familjet e tyre, në shtetin e Kosovës, të kontribuojnë në shtet-ndërtimin tone” tha Buja në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.