Lajme

Arben Krasniqi emërohet sekretar i Zyrës së Kryeministrit

11/27/2024 11:32
nga:G B

Arben Krasniqi është emëruar në pozitën e sekretarit të Zyrës së Kryeministrit. Kjo u bë e ditur sot nga mbledhja e Qeverisë.

Krasniqi e ushtronte pozitën e sekretarit në Kryeministri si ushtrues detyre që nga viti 2021.

Ai e pati zëvendësuar Fitim Krasniqin, të cilit nuk iu vazhdua mandati kur erdhi Qeveria Kurti. Krasniqi kishte punuar për 15 vjet si sekretar në Zyrën e Kryeministrisë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë marrë edhe disa vendime të tjera.