Lajme

Bie në kurthin e një burri dhe gruaje, çka i ndodhi këtij personi në Mitrovicë?

11/27/2024 10:58
nga:G B

Një person ka njoftuar policinë në Mitrovicë se derisa ishte në veturën e tij nën shoqërimin e një femre, një i dyshuar me thikë i kishte grabitur 200 euro dhe një orë dore.

I dyshuari bashkë me femrën me të cilën ishte viktima, kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në veturën e tij,  në shoqëri me një femër kosovare,  një i dyshuar  nën kërcënimin e armës së ftohtë i kishte grabit 200 euro para të gatshme si dhe një orë dore dhe së bashku me të dyshuarën femër kosovare,  e cila ishte në shoqëri me viktimën kishin ikur në drejtim të panjohur”, thotë policia.

Rasti është nën hetime.