Lajme

Osmani pritet nga presidenti i Kolumbisë: Diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme!

11/27/2024 09:09
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta shtetërore në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët gjatë vizitës së saj zyrtare në këtë shtet.

E para e vendit tha se diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro 🇽🇰🇨🇴. Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro 🇽🇰🇨🇴

Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!