Pau Cubarsi është shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Brestit.
17-vjeçari bëri një tjetër super paraqitje në mbrojtje, përveçse ndihmoi Barçën të mbante portën e paprekur.
Cubarsi fitoi 7 duele, rikuperoi 5 topa dhe fitoi 5 duele ajrore. Ai plotësoi 110 pasime dhe nuk u driblua gjatë lojës.
Kjo është hera e dytë që Cubarsi shpallet lojtari i ndeshjes në Champions League. Hera e fundit ishte në ndeshjen eliminatore kundër Napolit sezonin e kaluar.
/GazetaBlic Sport