Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se i është bashkuar thirrjes së deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se është një komb dhe një flamur në çdo shtëpi në Luginë.
“I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj.Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë” shkruan Sinani në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj.
Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë!