Lajme

Muja: Hykmete Bajrami sa ishte ministre pati kontrata njëburimore, iu avulluan 529 mijë euro

11/26/2024 19:18
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka akuzuar Hykmete Bajramin, tani deputete e LDK-së, se sa ishte ministre e Tregtisë në vitin 2026 nga një kontratë njëburimore që ishte nënshkruar, kishte humbur 529 mijë euro.

Në Klan Kosova, ai ka pohuar se LDK-ja dhe Bajrami kanë kritikuar Qeverinë Kurti dhe LVV-në për kontratat njëburimore dhe për rezervat shtetërore të grurit, kur sipas tij, vet LDK kishtë një rast të tillë.

“Kam verifikuar në fakt sa ka qenë ministre Hykmete Bajrami nën autoritetin e saj, bashkëpunëtorët e saj janë nënshkruar 15 kontrata një burimore sa ka qenë ajo ministre, njëra nga to, kontrata numër 10-të, ‘Shërbimet e deponimit të grurit si rezervë shtetërore me Universal Food në vitin 2016′. A di çfarë ndodh, dua ta lexoj një paragraf se është me rëndësi, thuhet se’ Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Universal Food për shkak se në vitin 2016 Ministria e Tregtisë i ka dhënë kontratë për 4 mijë e 673 ton grurë në ndërkohë që janë avulluar 2519 ton’”.

“Pra, dy kritika që i ka bërë Hykmetja dhe LDK-ja janë rezervat shtetërore të grurit dhe kontratat njëburimore këta e kanë pasë rastin vet. Prokuroria po thotë se Hykmete Bajramit i janë avulluar 529 mijë euro. Këta mendojnë se për një gabim që është bërë diku mendojnë se përgjegjësia është politike, nuk kam parë se kjo ka dhënë propagandë politike për atë pjesë”, ka thënë Bajrami.