Lajme

Bajrami-Armend Mujës: Shpifës që ka qenë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private

11/26/2024 19:16
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka deklaruar Hykmete Bajrami sa ishte ministre e Tregtisë nga një kontratë njëburimore që ishte nënshkruar kishte humbur 529 mijë euro.

Në lidhje me këtë ka reaguar ashpër deputetja e LDK-së, Bajrami.

Ajo e ka cilësuar Mujën si shpifës duke thënë se i njëjti ‘ ka qënë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private’

Bajrami ka kërkuar nga i njëjti t’a dërgojë lëndët në Prokurori .

“Ky shpifsi tjetër Armend Muja ka qënë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I njëjti nuk është shpallë kurrë i pafajshëm, por i është vjetru lënda, mandej është bë deputet i LVV.Ky pra është ai që shpif e akuzon për mua. Dërgoni lëndët në Prokurori se unë kurrë s’kam qënë e akuzuar as kurrë s’kam qënë nën hetime” i reagon Bajrami-Mujës.

Reagimi i plotë:

Ky shpifsi tjetër Armend Muja ka qënë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I njëjti nuk është shpallë kurrë i pafajshëm, por i është vjetru lënda, mandej është bë deputet i LVV.

Ky pra është ai që shpif e akuzon për mua.

Dërgoni lëndët në Prokurori se unë kurrë s’kam qënë e akuzuar as kurrë s’kam qënë nën hetime,

Muja: Hykmete Bajrami sa ishte ministre pati kontrata njëburimore, iu avulluan 529 mijë euro