Psikologu i ri i Romës, Tim Coates, largohet nga kryeqyteti pas vetëm 20 ditësh.
Pasi mbërriti në një periudhë prove në fillim të muajit, Coates u pa përkrah skuadrës për herë të parë më 10 nëntor, kur ai ishte në pankinën e Giallorossi gjatë humbjes 3-2 ndaj Bolognas.
I prezantuar në Trigoria nga Mark Sertori, ai kishte një kontratë gati deri në vitin 2026, përpara se klubi të tërhiqej dhe t’i jepte fund kësaj eksperience të shkurtër, shkruan Il Romanista.
Megjithatë, psikologu anglez u la i lirë vetëm 20 ditë pas aventurës së tij të re në Itali.
/GazetaBlic Sport