Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.
Në një postim në Facebook, e para e shtetit tonë shkroi se gjatë vizitës atje diskutuan për “rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”.
Osmani po ashtu u shpreh falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.