Tre shtetasve malazezë u është vendosur masa e paraburgimit nga një muaj për secilin për mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Këtë për Klankosova e bëri të ditur Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati .
Të dielën, ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Ata po akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës”.