Sporti

Nderim Nexhipi: Ballistët e Shvercerat janë identiteti i tifozërisë në Maqedoni

11/26/2024 16:51
nga:Lorik J

Nesër në Tetovë zhvillohet derbi i madh shqiptar, Shkëndija – Shkupi.

Ky ballafaqim do jetë tejet interesant pasi pas më shumë se 10 viteve do jenë prezent dy tifozeritë, “Shvercerat” dhe “Ballistët”, ku do festojnë sëbashku, duke lënë pas rivalitetin, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi thotë se lajm i mirë është tejkalimi i mosmarrëveshejve të dy tifozerive, teksa identifikoi dy tifozeritë si identitet i tifoskenës në Maqedoni.

“Në ndeshjen ndaj Shkëndisë, Shvercerat do të jenë prezentë”, keshtu tha Nderim Nexhipi në Daily Click dhe shtoi se, gjëja më e bukur është se inatet dhe mosmarrëveshjet mes dy grupeve janë tejkaluar.

Për Ballistët dhe Shvercerat, Nexhipi tha se janë identiteti i tifozërisë në Maqedoni.

“Ballistët bashkë me Shvercerat janë identiteti i tifozërisë në Maqedoni. Gjëja më e bukur është se ato mosmarrëveshjet që i kishin, janë tejkaluar në një mënyrë që vetëm neve na ka hije dhe shpresoj të vazhdojë ashtu”, tha Nexhipi.

/GazetaBlic Sport