Trent Alexander-Arnold është rikthyer në stërvitje pikërisht në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Liverpoolit kundër Real Madridit të mërkurën.
Alexander-Arnold ka qenë jashtë fushës për dy javë e gjysmë, pasi mori një dëmtim në fitoren 2-0 ndaj Aston Villas.
Nuk dihet ende nëse anglezi do të mund ta nisë ndeshjen si titullar, me më shumë gjasa që Connor Bradley apo Joe Gomez të operojnë në atë zonë, ku pritet të jetë Kylian Mbappe.
Liverpool sigurisht që do të jetë pa Alisson, Tsimikas dhe Diogo Jota.
/GazetaBlic Sport