Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se duhet të ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla.
Pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, në Tiranë, Rama kishte paralajmëruar se do ta diskutojnë ndalimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat.
Gjatë një bashkëbisedimi në shkollën “Sami Frashëri” për kufizimin apo ndalimin e platformave të Tik-Tok dhe Snapchat, kryeministri Rama ka thënë se do të ketë kontrolle në hyrje dhe dalje të shkollave.
‘’Është sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara. Mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor, të jetë brenda mureve të oborrit të shkollës. Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës’’, është shprehur Rama.