Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në Mitrovicë, kanë vendosur disa pankarta në hyrje të objektit të Komunës në Mitrovicë të Jugut.
Në pankarta është “shpallur në kërkim” kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit./rtk/