Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, në emër të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare e kosovës, kanë kërkuar nga gjyqtarët e rastit të mos ia mbajnë anën Prokurorisë, por të jenë të paanshëm në zbardhjen e së vërtetës.
Pyetjet e gjyqtarëve ndaj dëshmitarëve në rastin e krerëve të UÇK-së, kanë alarmuar avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Me një letër të unifikuar, mbrojtja e ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ngritur alarmin, duke kërkuar nga gjyqtarët e rastit të mos ia mbajnë anën e Prokurorisë.