Lajme

Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Shëngjin

11/26/2024 09:51
nga:G B

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në Shëngjin.

Sipas burimeve të A2Cnn nga policia, bëhet me dije se 38-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt).

Po ashtu raportohet se do të kryhet ekspertiza mjekoligjore e trupit të tij, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.