Skuadra e 2 Korrikut (U-19) ka arritur tashmë në Krakow të Polonisë, aty ku do të zhvillojnë ndeshjen historike të Ligës së Kampionëve për të rinj.
2 Korriku pasnesër do të ballafaqohet me Dynamo Kiev me fillim nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi ka njoftuar para pak çastesh, se stafi dhe lojtarët janë në Krakow, aty ku do zhvillojnë një stërvitje para ndeshjes së madhe.
Ndeshja e parë luhet me 27 nëntor, teksa ajo e kthimit me 11 dhjetor në Prishtinë.
/GazetaBlic Spor