Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në përurimin e Memorialit kushtuar daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një projekt historik që ai e ka iniciuar si deputet, raporton GazetaBlic.
Memoriali do të përurohet më 28 Nëntor 2024, në ora 11:00, në Llaushë, afër shkollës “Halit Geci”.
Lushtaku theksoi se ky projekt është realizuar me mbështetje të institucioneve komunale dhe qendrore, dhe shprehu rëndësinë e këtij memoriali për të nderuar të kaluarën dhe për të dëshmuar angazhimin për vlerat dhe historinë që përkufizon popullin shqiptar.