Është sulmuar me thikë ish-sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner.
Bendtner, ishte duke ecur në rrugët e New Yorkut, ku përpak sa nuk i shpëtoi therrjes me thikë.
Bendtner, konfirmoi se ishte ai që u sulmua në New York, ku një medium danez e pyeti rreth kësaj ngjarjeje.
“Nuk kam asnjë koment për këtë. Por mund të konfirmoj se jam unë në video. Është e vështirë të ikësh prej saj”, kishte thënë Bendtner për “BT”.
Tashmë autori është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje dhe sulm.
Viktima është transportuar në St. Luke’s Hospital në New York, ku ai u trajtua për lëndime sipërfaqësore, jo të rrezikshme për jetën në fytyrë.