Lajme

Këta janë kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit

11/25/2024 14:06
nga:N K

Në mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është konfirmuar lista prej gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, prezantoi listën përfundimtare që komisioni ka vlerësuar që plotësojnë kushtet për kryeprokuror të Apelit.

Kandidatët për Kryeprokuror të Apelit janë: prokurori Agron Bajrami, Arben Ismaili, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Sheribane Selimi- Muçaj dhe Shkelzen Ibrahimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje, më 11 vota për u miratua Rregullorja për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar në Sistemin Prokurorial dhe Rregullorja për Vlerësimin e Rezultateve të Punës të Stafit Administrativ të Sistemit Prokurorial. /BetimipërDrejtësi