Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbrëmë ka qenë në Malishevë për të shtrirë ftesën e madhe të ndryshimit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ka vetëm një ëndërr e një mision, e që është Kosova dhe LDK.
“Për mua dhe ekipin tim, për gjithë LDK-në, nuk ka qytet të madh e të vogël, nuk ka qytetarë të rendit të parë e të periferisë, nuk ka njerëz të harruar e të lënë pas, ka vetëm një qëllim, ka vetëm një mision, ka vetëm një ëndërr, një Kosovë dhe një Lidhje Demokratike e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku para qytetarëve në tubim./Gazeta Blic/