Lajme

I dehur sulmon gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë

11/25/2024 09:38
nga:N K

Një person është arrestuar në Shtërpcë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak se në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.