Gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në polici, se të njejtit i është vjedhur vetura nga punëtoria e tij, shkruan GazetaBlic.
Rasti është nën hetime nga Policia e Kosovës.
“VJEDHJE E RËNDË- Graqanicë / 21.11.2024 – 01:00. Ankuesi m/k, më 24.11.2024 ka njoftuar se person-a të panjohur i kanë vjedhur nga punëtoria e tij një veturë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.”, thuhet në raport.