Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

11/25/2024 07:24
nga:G B

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të enjten në këtë proces dëshmitari i 106-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar dëshminë e tij.

E gjithë dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat për publikun. Megjithatë u bë e ditur që ai ishte i pranishëm në sallë përmes video-lidhjes.