Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, ku diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e Kosovës përpara, raporton GazetaBlic.
Temat kryesore të bisedës ishin forcimi i sigurisë dhe stabilitetit të vendit, si dhe avancimi i Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.