Lajme

“Kurti e harroi Kosovën” – Nisma: Menduan që kemi vdekur, por po kthehemi për t’i dhënë vendit një qeverisje të fortë

11/24/2024 19:05
nga:G C

Partia NISMA ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë katër viteve të fundit, duke qëndruar të palëkundur përballë sfidave dhe baltosjeve, raporton GazetaBlic.

Në një njoftim për publikun, NISMA kujtoi sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe theksoi angazhimin për ruajtjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarsisë.

Partia kritikoi qeverisjen e deritanishme, duke i akuzuar për mashtrime dhe keqmenaxhim, duke theksuar nevojën për një qeverisje të re që do të përqendrohet në zhvillimin e vendit, integrimin euro-atlantik, sigurimin e shtetit dhe mbështetje për shtresat sociale.

NISMA premton një fokus në investime në siguri, energji dhe zhvillim ekonomik, duke ofruar një vizion të ri dhe më të fortë për Kosovën.

E plotë:

Falenderim e mirënjohje juve që për këto katër vite, në asnjë moment nuk keni dyshuar në vizitonin tonë të përbashkët, që I keni bërë ballë baltosjeve nga më të ndryshmeve, dhe keni qëndruar këtu, me besim të pa lëkundur.

Por, së pari, le të kujtojme së nga vijmë, le të kujtojmë rrënjet tona, ato mbi të cilat është ndërtuar vendi ynë, Kosova jonë.

Ne sot, këtu jemi të lirë, mbledhemi në tubime si ky, prandaj, lë të kujtojme e nderojmë ata që me sakfrificën e tyre sollën lirinë dëshmorët, invalidet e veteranët. Le të kujtojmë, ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të paguajnë cmimin e lirisë, themeluesit e shtetit të Kosovës, Bacën Jakup e të tjerët.

Prandaj, jemi sot këtu, që këto vlera ti rikthejmë aty ku e kan vendin, ne tempullin e demokracise së vendit tonë, në kuvendin e Kosovës, sepse sa më shumë ushtarë veteran e invalid të UÇK-së në institucione aq më shumë liri për Kosovën, aq më shumë pavarsi për Kosovën, aq më shumë sovranitet për Kosovën!

• Shkatërruesit e shtetit, duke tentuar të mashtojnë ofenduan gjithcka e gjithkënd në vend, dukë thënë që gjithcka në këtë vend është shkatërruar, duke e quajtur veteranin e UÇK-së, invalidin e saj “Mercenar”, duke refuzuar përkujdesjen ndaj invalidit, duke hyrë në marrëveshje me listën serbe në dëm të veteranëvë, në dëm të shtresave të lirisë.

Ata që përdorën propaganda ruso-serbe të tipit “është shkatërru ky vend për 20 vite”, këto propaganda ata i hapën duke udhëtuar nga një qytet të Kosovës në tjetrin, pa pasur asnjë pengesë, duke udhëtuar në liri e në lluks, ata patën fytyrë të derdhin vrerë mbi gjithcka, vetëm që të vijnë vet në qeverisje, me mashtrime.

Ata mashtruan, jo sepse dijnë më mirë, jo sepse munden më mirë. Se, pse ata mashtruan në mënyrë kaq të fëlliqur, treguan mbi 1700 kontratat një burimore që i nënshkruan për 4 vite.

• dy kontrata një burimore në ditë me vlerë prej 300,000 Euro për çdo ditë pune
• Pra, këta derdhën vrerë, me shpifje e trillime, hynë në propaganda ruso-serbe, duke mohuar githçka në këtë vend, vetëm për qëllime puro personale, siç tashmë po shihet çdo ditë e më tepër.

1. Koha e atyre që shkruanin statuse kundër kategorive të lirisë, në kohën kur shetiten lirshëm në çdo cep të Kosovës, po mbaron.
2. Koha e atyre që shkruanin e flisnin për shkatërrimin 20 vjeçar, ndërkohë shetiten në autostradat e Kosovës, po mbaron.
3. Koha e atyre që udhëtonin nga Aeroporti modern Adem Jashari, për të shkuar në diasporë, për të mbjellë vrerë kundër gjithçkaje që ka ndodh në këtë vend po mbaron.

• Sikur kjo të mos mjaftonte, këta arroganta në pushtet, për vite me rradhë kanë mbjellë urrejtje në shoqërin tonë, kanë krijuar përqarje, duke tentuar që të marrin në krah flamurin e patriotizmit, e kush, ata që kanë kundërshtuar çdo process që ka sjellë lirinë dhe pavarsinë e vendit.

E mira e gjithë kësaj është, pjekuria e shoqërisë sonë, vlera që është krijuar me shumë mund në këtë vend, atë që këta, me gjithë përpjekjet nuk ia arritën ta prishin, vlerën që na bashkon ne me miqt e aleatët, me ata që na ndihmuan në çlirimin dhe pavarsinë e vendit, DEMOKRACINË.

Të ndëruar miq, sot dua të flas me ju, dhe përmes jush me qytetarët e vendit tonë. Tashmë, të gjithë janë provuar, me gjithëse kam thënë, NUK PROVOHET shteti, ai u provua, dhe gjërat që po shohim çdo ditë, më japin të drejtë, kur them që ajo provë ka qenë gabim, pasojat e të cilës, do të na duhet bashkarisht ti përmisojmë.

Prandaj, tashmë ka ardh koha që të vlerësojmë secilin, jo mbi ato që thot, apo që premton, por mbi bazën e veprave. VEÇ VEPRAT!
Kur në ishim në male, ata dyshonin në qëllimin dhe vizionin tonë, ata deklaronin që “nuk do ti kapnin armët kurrë, se çlirimi përmes luftës, nuk është rruga”, ata gabuan, ne u çliruam.

1. Kur ne, bashkë me aleatët, negociuam, dhe pranuam marrëveshjen e “Rambujes”, ata kundërshtuan, na ofenduan, ani pse, lëshonin deklarata nga klubet e Prishtinës, kundrejt nesh, që ishim në malet e Kosovës.

2. Kur ne bashkë me aleatët, punuam për transformimin e UÇK-së, ata kundërshtuan, ata gabuan.

3. Kur ne, krijuam e forcuam policinë, ata dyshonin në patriotizmin e tyre, ata gabuan.

4. Kur ne, bashkë me aleatët, morrëm pjesë në bisedime për krijimin e shtetit të Kosovës, ata kundërshtuan, ata gabuan.

5. Kur ne, shpallëm Kosovën shtet, ata protestuan, dërguan njerzit në vrasje, në kundërshtim të pavarisësë, duke e quajtur “autonomi”, ata gabuan, shteti u krijua.

6. Kur ne filluam ndërtimin e shtetit, ata kundërshtua, ata ofenduan, ata shpifën, ndërsa ne nuk u ndalëm, ne vazhduam punën, duke krijuar vepra, veç vepra, larg fjalëve, larg shpifjeve.

7. Kur ne punonim për krijimin e ushtrisë, ata kundërshtuan, ata ofenduan, I quanin “zjarrfikës”, ata gabuan, ne vazhduam punën, USHTRIA u bë!

Ata që kundërshtuan gjithçka, mohuan gjithçka që ka ndodh në këtë vend, populli iu dha shancën, si asnjëherë më parë, mundësinë për të ndërtuar diçka, për të vazhduar zhvillimin e vendit, për të forcuar aleancat e për të shtyrë përpara forcimin e shtetit tonë, çka bënë ata?

Ata e futën Kosovën në sanksione, për herë të parë, në sanksione nga ata që na ndihmuan te çlirohemi e të pavarsohemi!

Ata menagjuan mbi 12 miliard euro për këto 4 vite, çka ndërtuan?
1. Urën në Saradran!

Por, dështtuan në:
1. Autostradën e Gjilanit,
2. në Urën e Badovcit,
3. në Autostradën për Peje
4. për Mitrovicë,
5. në Autostradën për Podujeve.

Sepse, ata nuk dijnë, nuk mundën, fokusi i tyre është në kontrata një burimore, për qëllime të KEQPERDORIMIT!

• Ata që shtrejtuan rrymën për 150% këto 4 vite, ndërkohë, popullit u janë kthyer reduktimet.

Ky është mentaliteti mashtrues qeverisës që kemi pasur këto 4 vite.

Fatmirsisht, koha e tyre po mbaron, e po kthehet koha:
• e integrimit
• sigurisë
• ndertimit
• zhvillimit
• mirëqenies

Ne, do ti largojm sanksionet ndërkombëtare që për shkak të neglizhencës, naivitetit e arrogancës së kësaj qeverie, i janë vendosur Kosovës. Ne do ta kthejm vendin drejt integrimeve euro-atlantike, duke rikthyer partneritet me vendet mike, në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ne, do të investojmë në institucionet e sigurisë së vendit, duke zhvilluar më tej Ushtrinë e Policinë tonë, si shtyllat kryesore të shtetit tonë, por jo vetëm, ne do të rikthejm strukturat tjera të sigurisë në rrugën e duhur, rrugën drejt shërbimit ndaj shtetit dhe jo individit apo partisë.

Me ne, Policia do të ketë ligjin për pensionimin e parakohshëm. Policët do të kenë paga të dinjitetshme, dhe do të paguhet rrezikshmëria, e cila padrejtësisht i është larguar gjatë këtij mandate.

Në do të vazhdojmë ngritjen e kapaciteteve të policisë duke investuar në trajnime e paisje.

Me ne, policët nuk do të mbesin me vite pa qizme, uniforma, apo makina.

Siguria e Kosovës, është Ushtria e saj, ajo ushtri që na bënë krenar çdo ditë, e cila ka mbetur në mëshirën e fatit, edhe pa bukë, këto katër vite.

Ne do të vazhdojmë investimet në rritje të kapaciteteve të mbrojtjes, duke e rikthyer Kosovën nga konsumues të paqës në krijues të saj.

Kjo bëhet duke iniciuar procedurat për dërgimin e pasardhës së UÇK-së, FSK-së, atje, tek aleati I saj më i madh, në NATO.

Me një siguri stabile, dhe jo me panik, vjen edhe ndërtimi e zhvillimi i vendit. Rikthimin e partneritetit QEVERI- BIZNES është mënyrë më e mire, e vetme për zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke përkrahur prodhimin vendor, duke hapur mundësi për provimin e produkteve të Kosovës dhe hapjes së tregjeve të reja.

Kjo, sjell rritjen e eksportit të prodhimeve tona, duke ndikuar direkt në uljen e disbalancit tregtar, në uljen e papunësisë.

KOSOVA, NJËHERË e PËRGJITHMONË do të kthehet në prodhuesin më të madh të Energjisë Elektrike në Rajon.

Jo duke bashkëpunuar me GEN Beograd, por duke ndërtuar kapacitete prodhuese.

Brenda 1 mandati, Kosova do ta ketë termocentralin e ri, i cili do të ndikojë në uljen e importit të energjise, uljen e çmimt të energjisë elektrike dhe rritjen e eksportit të energjisë elektrike.

Ndërkohë, duke liruar këto fonde, që kryesisht kanë shkuar janë Kosovës, ne do të i përdorim ato për rritjen e mirëqenjës për qytetarët tanë, për shtresat sociale, shërbyesit civil, mësuesit, policët e ushtarët e Kosovës.

Këto janë veprat që na presin. Sepse, ne kemi fjalë pak, e vepra shumë, veç vepra.

Ata kan menduar që ne kemi vdekur. Nga këtu, iu themi qe jemi gjallë, e më të fortë se kurrë. Jemi këtu për të vazhduar ndërtimin e vendit për të cilin ishim gati të vdesim, për ti dhënë vendit një qeverisje të fortë, euro-atlantike, transparente e punëtore, një qeverisje që meritojnë qytetarët e Kosovës.