Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Visar Azemi, ka vlerësuar listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Azemi tha se kandidatët e përzgjedhur “gjithë vijnë me angazhim të palodhshëm për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën.”
Ai shtoi se kandidatura e tyre ka të bëjë me përkushtimin për të përmirësuar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimimin dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë.