Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 80 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, nesër hapet ekspozita “80-vjet të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: “ANTOLOGJI E KOLEKSIONEVE”, kuruar nga Hana Halilaj.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, ku shton se do të ekspozohen për të parën herë dorëshkrime dhe materiale origjinale nga fondi i BKK-së, skicat e objektit të bibliotekës, materiale audiovizuale, si dhe libra, gazeta, revista, harta e fotografi, që u takojnë zhvillimeve dhe periudhave të ndryshme kulturore e historike të Kosovës.