Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka premtuar artistëve të filmit mbështetje edhe më tutje.
Në një postim në Instagram ka ndarë fotografi të aktorëve si Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani e Florent Salihu, duke i përgëzuar për rolin në skenën e teatrit të Gjilanit mbrëmë.
“Viteve të fundit po përjetojmë rritje të vëllimit dhe cilësisë së krijimtarisë artistike. Kjo ka bërë që aktiviteti kulturor të ketë shtrirje gjithëvjetore, një ofertë që publiku artdashës nuk e kishte më parë.
Përgëzime artistëve për punën dhe përkushtimin. Qeveria juaj do të vazhdojë të jetë pranë jush”, ka shkruar ndër të tjera Kurti, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi i plotë:
View this post on Instagram