Sporti

Rashica rikuperohet nga lëndimi, luan si startues sonte për Besiktasin

11/24/2024 16:14
nga:Lorik J

Skuadra e Besiktasit sot luan ndaj Gotzepe në Superligën e Turqisë.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen e sotme. Ai do të luajë nga minuta e parë e ballafaqimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që Rashica mungoi në dy ndeshjet e nëntorit për kombëtaren e Kosovës, ndaj Rumanisë e Lituanisë.

Formacioni i Besiktasit:

Mert, Svensson, Paulista, Uduokhai, Emirhan, Masuaku, Musrati, Gedson, Rashica, Rafa Silva, Semih.

/GazetaBlic Sport