Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar sërish ndaj opozitës, derisa ka thënë se opozita e ka pasur formulë vjedhjen e shtetit, por kjo s’do të ndodhë më, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se opozita është nervoz për shkak të buxhetit që është dyfishuar dhe s’mund ta kenë.
Deputeti ka shtuar se partitë që presin në radhë për të vjedhur më s’kanë vend në pushtet.
Postimi i tij i plotë:
S’ka kthim mbrapa
Një vit vjedh ti, një vit vjedh ai, një vit vjedh tjetri.
Kjo ka qenë formula e atyre që e kanë përdor pushtetin si mjet për përfitime personale. Por kjo nuk do të ndodhë më!
U dyfishua buxheti i shtetit gati 4 miliardë euro, e kishin “QBI” opozita me ju ardhë mundësia andaj janë shumë nervoz.
Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe të vendosur. Partitë që presin me “radhe” për të vjedhur më nuk kanë vend në pushtet.