Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot zhvillon ndeshjen e radhës të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës.
”Dardanët” do të përballen me e Irlandën, ndeshje e cila nis nga ora 18:00 në Dublin.
Në Grupin A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, Kosova, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje, kurse lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje.
Kosova të mërkurën mbrëma është përballur edhe me Zvicrën, ku pësoi humbje me rezultat të thellë 75-43.