Lajme

Turi me Diasporën/ Kryeministri Rama takim me shqiptarët në Londër

11/24/2024 08:40
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me Diasporën. Këtë të diel, shefi i qeverisë do të jetë në Londër pë të biseduar me shqiptarët, që jetojnë në Britani të Madhe.

Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12:00 me orën lokale në Britani.

Gjatë takimeve të tjera në Greqi dhe në SHBA, Rama u kërkoi votën emigrantëve shqiptarë për vizionin “Shqipëria 2030”, vizion ky, që sipas tij do përmbushet me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndau edhe posterin me mbishkrimin: Krenar për Shqipërinë.