Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka thënë se mbrëmë Ferizaj ishte epiqendra e shpresës dhe vizionit të ri për Kosovën, në tubimin madhështor të kësaj partie, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ky është momenti i kthesës, kur besimi në vlera dhe vizion merr jetë në zemrën e Ferizajt.
Postimi i tij i plotë:
Ferizaj sot u bë epiqendra e shpresës dhe vizionit të ri për Kosovën, në tubimin madhështor të LDK-së. Me energjinë dhe entuziazmin e turneut të ndryshimit #Lumir2025, rikthimi i besimit në LDK dhe Ferizaj simbolizon bashkimin e forcave për një të ardhme më të ndritur.
Ky është momenti i kthesës, momenti kur besimi në vlera dhe vizion merr jetë në zemrën e Ferizajt. Së bashku, me vendosmëri dhe vizion, drejt ndryshimit!
Kandidatëve nga Ferizaj u uroj shumë suksese!
Prof. Dr. Sci. Besim Mulaj